E martë, 26 Nëntor, 2024

U arrestua nga policia shqiptare, rrëfehet Spartak Dyrmishi që akuzohet për përdhunim: Konfirmoj se…

Spartak Dyrmishi, 45-vjeçari shqiptar që akuzohet nga autoritetet greke tashmë është në qeli. Ai u arrestua mëngjesin e sotëm në Vlorë dhe më pas Policia e Shtetit e dorëzoi atë tek autoritetet greke.

Policia greke e ka marrë në pyetje Dyrmishin përpara se ai të shkonte në gjykatë dhe 45-vjeçari ka rrëfyer të vërtetën e tij.

I ashtuquajturi “përdhunuesi i Faliros” dyshohet se ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron e Vjetër.

Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikim kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai policëve që po trajtojnë rastin.

Sipas autoriteteve greke përveç përdhunimit ai akuzohet edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij.

45-vjeçari shqiptar ngriti në këmbë shtetin grek pasi akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare greke në një stacion autobusi në Faliros dhe tentoi të përdhunonte edhe dy vajza të tjera./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit