E hënë, 2 Dhjetor, 2024

VIDEO – Blektorët e Matit nisin dimërimin e të imtave në zonat fushore

Mbajtja e një tufe bagëtie në Mat është paksa e vështirë për shkak të klimës së vetë zonës. Të paktën 5 muaj të vitit, ata që mbarështojnë të imta i largojnë nga Mati. Ky është Tahir Bici nga Macukulli i cili ka nisur rrugën drejt Durrësit ku do të dimërojë rreth 250 krerë dhi.

Tahiri thotë se tufa e bagëtisë nuk përbëhet vetëm prej të tijave, por janë të tre familjeve. Ai tregon se me rritjen e çmimeve kryesisht të misrit, mbajtja e bagëtisë së imtë është bërë e vështirë. Problem mbetet edhe shitja e nënprodukteve të qumështit.

Tahiri na tregon se sa të ketë mundësi do t’i mbajë, pasi të rinjtë janë larguar e nuk merren më me bagëti. Për Tahirin problem mbetet largimi i të rinjve duke shkuar drejt braktisjes totale të mbarështimit të të imtave. Pas afro 5 muajve dimërim në zonat fushore, Tahir Bici thotë se në pranverë i rikthen bagëtinë në Macukull./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit