Megjithëse tenderi për skarpatat e malit dhe përgatitje së trasesë së segmentit Ura e Vashës – Qaf Buall nuk ka ende një fitues, kjo pjesë e rrugës së Arbrit ka pësuar ndryshim.
Në fundjavën që lamë pas është bërë nivelimi i të gjithë trasesë së këtij segmenti nga dalja e tunelit pranë urës së Vashës deri në hyrje të tunelit në Qafën e Buallit.
Megjithëse ndërtimi i Rrugës së Arbrit ka nisur prej katër vitesh, kjo është ndërhyrja e parë që bëhet në këtë lot. Jashtë kameras, banorë të zonës dhe punëtor pranë subjektit që po ndërton rrugën e Arbrit thanë se kjo ndërhyrje mund të ketë lidhje me vizitën e kryeministrit në Dibër këtë fundjavë.
Sipas tyre, firma ka menduar që kryeministri do të përdorë këtë aks për të shkuar në Bulqizë e Dibër ndaj dhe është bërë nivelimi i të gjithë segmentit.
Për këtë aks është zhvilluar tender prej 10 milion eurosh pa TVSH, i cili është mbyllur për vlerësim ofertash me datë 24 tetor, ndërkohë që pritet të shpallet fituesi./btvnews.al