E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dhuna ndaj të moshuarës në Kosovë, policia: Në pranga kanë rënë 3 persona

Sulmi ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë nga një infermiere ka ndodhur pesë ditë më parë, më 29 Tetor.

Kjo konfirmohet nga Policia e Kosovës, ku në një deklaratë për mediat sqaron se deri më tani jan arrestuar tre persona.

Përveç infermieres që e sulmon të moshuarën, ka edhe persona tjerë që nuk veprojnë për të parandaluar sulmin.

“Në këtë rast ka tre persona që janë arrestuar nga ajo qendër për të moshuar. Rasti ka ndodhur të shtunën më 29 Tetor dhe mbi tre personat e arrestuar rëndojnë vepra të ndryshme penaleNjë person është arrestuar për veprën “Sulm”, një për veprën “Ndihmë për kryerje të sulmit” dhe personi i tretë për veprën “incizim i paautorizuar””, njofton Policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit