E premte, 15 Nëntor, 2024

DVP Dibër trajnon të gjithë punonjesit e strukturave policore për dhënien e ndihmës së parë në rast aksidentesh rrugore dhe jo vetëm…

Me iniciativë të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër prej dy ditesh ka nisur trajnimi i punonjësve të Policisë për dhënie të ndihmës së parë, kryesisht për rastet e aksidenteve rrugore ku ndihma e parë është jetike.

Trajnimi po behet me ndihmën e përfaqësuesve të Kryqit të Kuq Dega Dibër, të cilë i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së DVP Dibër.

Ky trajnimi do të bëhet për të gjithë punonjësit e strukturave policore që operojnë në këtë qark.

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e fillimit të trajnimeve, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Z.Dhimitraq Ziu, ndër të tjeta ka theksuar se ky trajnim është shumë i domosdoshëm për përmbushjen e detyrës së punonjësit të Policisë që ai të dijë si të veprojë në rastet kur ka të lënduar nga aksidentet e ndodhura në rrugë apo në situata të tjera ku ndihma e parë është e nevojshme dhe jetike.

“Misioni i Policisë ka në thelb mbrojtjen e jetës, humanizmin dhe solidaritetin, ndaj ky trajnim i shërben përmbushjes më së miri të misionit tonë edhe në drejtim të dhënies ndihmë për të shpëtuar jetë. Për ne, qytetari është i pari, jemi në shërbim të qytetarëve dhe të sigurisë së jetës, ndaj ju kërkoj seriozitet dhe angazhim maksimal për të ndjekur me përgjegjësi trajnimin, me qëllim përvetësimin e sa më shumë dijeve për këtë temë. Falënderoj përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, për gatishmërinë për bashkëpunimin dhe për profesionalizmin e tyre. Shpresoj dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë me dhurimin e gjakut nga ana e punonjëse të Policisë, për fëmijët talasamikë”- tha ai. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit