E enjte, 21 Nëntor, 2024

Greqi, bie nga kati i katërt fëmija 18 muajsh, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Greqi, ku një fëmijë vetëm 18 mujash ka rënë nga kati i katërt i banesës.

Ngjarja ka ndodhur në Glifada paraditen e sotme.

Fëmija është transportuar në spital, por ka ndërruar jetë në duart e mjekëve duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa është marrë në pyetje i ati i fëmijës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit