E premte, 22 Nëntor, 2024

Jeni maturant dhe s’jeni regjistruar ende në universitet? Ministria e Arsimit: Nesër është mundësia e fundit

Maturantët të cilët dëshirojnë të regjistrohen në universitet për vitin akademik 2022-2023 dhe që nuk kanë mundur në dy raundet e para, do të kenë dhe një mundësi tjetër.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, njoftoi këtë të mërkurë se afati për plotësimin e formularëve për maturantët që nuk janë regjistruar ende në universitet do të jetë data 3 nëntor 2022, nga ora 8:00 deri në 16:00.

Kushi fton të gjithë maturantët të plotësojnë formuarin dhe të zgjidhin një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike.

Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhëna që u mungojnë, dëshiroj t’ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re.

Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja. Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00. Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju asistuar në këtë proces”, njofton ministrja./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit