Portieri i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane, ka lëshuar së fundmi një deklaratë shokuese për mediat, pas mungesave të tij të shumta në ndeshjet e fundit.
Ai u shpreh se i është dashur që të përballet me kancerin e lëkurës dhe gjithashtu se është operuar tre herë, teksa tani është duke marrë një linjë produktesh me kremra për mbrojtjen e lëkurën, së bashku me tenisten Anxhelik Kerber.
“Ne të dy kemi një histori shumë personale për sa i përket lëkurës. Anxhelika ka hiperpigmentim të shkaktuar nga dielli, ndërsa në rastin tim, bëhet fjalë për një kancer lëkure në fytyrë, që më është dashur ta operojë tre herë”, u shpreh portieri veteran gjerman.
Prezenca e Nojer në Botëror ishte në mëdyshje, për shkak të dëmtimit në shpatull që mori disa javë më parë, por Nagelsman ka konfirmuar se gardiani do të jetë prezent në sfidën e radhës me Hertha Berlin në kampionat.