Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e të martës në aksin rrugor Vlorë-Fier.
Policia në një njoftim për mediat sqaron se një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sqaron policia e Fierit./btvnews.al