E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Na e bëj hallall se të shkelëm gjakun”, Gold Ag dënon sulmin ndaj nënës së dëshmorit në Pejë

Video e dhunës ndaj një të moshuare në Kosovë ka tronditur të gjithë opinionit publik, pasi dhunuesit ishin disa infermiere në një shtëpi të moshuarish në Pejë.

Një prej personave që ka reaguar duke dënuar këtë akt është dhe këngëtari i njohur Gold AG. Këngëtari në reagimin e tij bën me dije se e moshuara është nëna e një prej dëshmorëve të UÇK-së.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

O Taulant Nuraj a na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty”, shkruan Gold AG

Sipas policisë së Kosovës, sulmi ndaj të moshuarës ka ndodhur pesë ditë më parë. Deri më tani, Policia ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast pasi në pamjet e publikuara sot, përpos infermieres që e sulmon të moshuarën, ka edhe persona të tjerë që nuk veprojnë për të parandaluar sulmin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit