Edmond Haxhinasto është zgjedhur kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. Haxhinasto është zgjedhur sot në mbledhjen e zhvilluar nga strukturat e PL-së.
Pas zgjedhjes, Haxhinasto shprehu falënderime për besimin që i dhanë, duke thënë se shumë punë e presin përpara.
“Do përpiqemi të arrijmë sinergjinë e nevojshme përmes aksionit politik për të detajuar një program. Ka disa objektiva dhe kauza madhore që vijnë si një emergjencë kombëtare që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e atdheut, qytetarit, familjes. Dua t’ju them se si Partia e Lirisë, kryetari e ka bërë të qartë, liria qëndron në gjithë funksionimin tonë. Jemi përfaqësues të mijëra anëtarëve të tjerë. Të kemi një solidaritet me të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë, që si gjithë qytetarët, duan respekt dhe përkushtim”, tha ai.
Ndërkohë në votim do të shkojnë zgjedhjet për Zëvendëskryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetaret dhe Kryesinë e re duke ripërtërirë të gjithë strukturat drejtuese./btvnews.al