E shtunë, 23 Nëntor, 2024

U akuzuan se shpërthyen tubacionet Nord Stream, Rusia akuzon Britaninë e Madhe: Kemi prova se specialistët britanikë koordinuan sulmin

Rusia po shqyrton “hapat e mëtejshëm” që mund të ndërmarrë kundër Britanisë pasi besojnë se ata ishin përgjegjës për sulmin në tubacionet nënujore të gazit Nord Stream të cilat ndodhen pranë Danimarkës.

Tubacioni me një gjatësi prej 760 miljesh, i cili kalon nga Rusia në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik, pësoi një rrjedhje nënujore në shtator e cila raportohet se ishte pasojë e një shpërthimi të planifikuar.

Moska fillimisht u fajësua dhe shumë njerëz thanë se Kremlini po kërkonte të shkatërronte furnizimet me gaz në Evropë në një tentativë për të shkaktuar një krizë energjitike dehe më të thellë në Evropë, por të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi personelin e Marinës Mbretërore britanike për hedhjen në erë të tubacioneve kryesore të gazit nënujor.

Tubacioni me një gjatësi prej 760 miljesh  tregojnë se specialistë ushtarakë britanikë drejtonin dhe koordinonin sulmin,” tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ndërsa qeveria britanike tha se pretendimi ishte i rremë dhe i projektuar për të shkëputur vëmendjen nga dështimet ushtarake ruse në Ukrainë.

Sakaq, Kremlini nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij se Marina Mbretërore ishte përgjegjëse për çarjet në tubacionet, të cilat kanë kërcënuar të nxjerrin përgjithmonë jashtë përdorimit lidhjen kryesore të gazit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit