Një grua e moshuar në një azil në Pejë është dhunuar brutalisht nga një vajzë e re e cila dyshohet se është një infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin kosovar.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqen së bashku me të renë edhe 3 vajza të tjera, ku njëra prej tyre është ajo që filmon gjithë ngjarjen e rëndë.
Gazeta Express ka konfirmuar se pas bërjes publike të pamjeve të rënda Policia e Pejës ka arrestuar menjëherë 2 nga vajzat që dyshohen se kanë dhunuar të moshuarën.
“Pak po i bie ashtu si di unë, pak po i bie”, dëgjohet duke thënë infermierja që qëllon vazhdimisht me shuplaka dhe me shkelma të moshuarën, ndërsa në sfond mund të dëgjohen infermieret e tjera teksa qeshin me zë te larte
https://www.facebook.com/watch/?v=669581564545427
Njoftimi i Policisë së Pejës:
Arrestohen dy persona tё dyshuar
Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare.
Policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy tё dyshuara lidhur me rastin.
Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme.