E premte, 22 Nëntor, 2024

VIDEO – U diagnostikua me Hepatitin B, ish-minatori nga Fushë Bulqiza kërkon ndihmë: S’blej dot ilaçet që më duhen

Ky është 55-vjeçari Agim Përkola nga Fushë Bulqiza. Pasi ka punuar për 33 vite në galeritë e minierës së Bulqizës, pak vite më parë është diagnostikuar me Hepatitin B. Kjo sëmundje po i  kushton shumë ish minatorit, pasi trajtimi ka kosto të mëdha ekonomike.

Agim Përkola shprehet se i janë kërkuar që të bëjë disa analiza të cilat shkojnë rreth 80 mijë Lekë të rinj, por ekonomia e tij familjare nuk e përballon pasi ka vetëm pensionin e tij si minator, prej 30 mijë Lekësh.

Sipas Përkolës në spitalet publike nuk bëhet kjo analizë, ku ai Rajonal Dibër i ka komunikuar se ka mungesë fondesh.

Ish-minatori i bën apel qeverisë që të zgjidhë këtë problem, pasi ai nuk është i vetëm me këtë sëmundje në Bulqizë e Peshkopi. Në rast se nuk arrin të bëjë analizat e kërkuara, Agim Përkola thotë se i duhet të ndërpresë ilaçet, çka mund t’i kushtojnë jetën./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit