E premte, 22 Nëntor, 2024

VIDEO – Xhelal Mziu shuan zërat për një kandidim në zgjedhjet e 14 Majit

Deputeti i Qarkut Dibër njëherësh drejtues i grupit të PD për këtë qark Xhexhal Mziu, shuan zërat që ai vetë do të jetë një nga kandidatët e opozitës në garën për pushtetin lokal të 14 Majit të vitit të ardhshëm.

Si drejtues i grupit politik për Qarkun Dibër, deputeti Mziu tha se synimi është fitimi i të katër bashkive në këtë qark, kjo sipas tij për shkak të padrejtësive që ju janë bërë qytetarëve si dhe për kandidatët më të mirë që do të ketë opozita.

Këtë deklaratë, deputeti Xhelal Mziu e bëri teksa ndodhet në Qarkun Dibër në kuadër të organizimit të primareve që do të zgjedhin kandidatët e opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit