E premte, 20 Shtator, 2024

Vijojnë temperaturat e larta, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Nëntori nisi me mot të kthjellët e mjegull në lugina në orët e mëngjesit. Edhe dita e mërkurë do të vijojë e njëjtë. Orët me diell do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin. Në mëngjes mjegulla e mjegullina do të jenë prezente në lugina.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi e lehtë. Në bregdet përkohësisht mesatare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 4 deri 20°C, në zonat e ulëta 8 deri 26°C dhe në zonat bregdetare 12 deri 25°C./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit