E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Abuzoi me greken në stacionin e autobuzit dhe u arratis drejt Vlorës, Gjykata në Greqi merr vendim për 45-vjeçarin shqiptar

Spartak Dyrmishi, 45-vjeçari shqiptar me tatuazh, i cili akuzohet se përdhunoi 34-vjeçaren në një stacion autobusi në Paleo Faliro të Greqisë dhe tentoi të përdhunonte një tjetër 24-vjeçare, është lënë në burg.

I pandehuri i ka deklaruar hetuesit se në momentin e përdhunimit ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe se në të kaluarën nuk ka kryer krime të ngjashme.

Megjithatë, ai nuk e ka bindur hetuesin, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit dhe më pas 45-vjeçari është dërguar me makinë patrullimi në GADA, nga ku do të dërgohet në burgun ku do të vuajë dënimin.

Kujtojmë se ngjarja e ndodhur tronditi gjithë opinionin publik në Greqi, pasi ndodhi në vazhdën e një sërë përrdhunimesh dhe abuzimesh seksuale të ndodhura atë periudhë në vendin fqinj. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit