E martë, 26 Nëntor, 2024

Arrestohet shqiptari në Greqi, bashkëpunonte me një arab në trafikimin e emigrantëve

Një shtetas shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kalamatës në Greqi. Sipas mediave greke, mësohet se shqiptari i arrestuar bashkëpunonte me një arab për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Autoritetet vendase nga hetimet kanë arritur që të binin në gjurmët e të arrestuarve, të cilët merrnin makina me qira për transportin e emigrantëve.

Dy të arrestuarit kishin dokumente false dhe emigrantët e paligjshëm i merrni në Greqi dhe i dërgonin në vendet e tjera të BE-së.

Pasi merrnin makinat së bashku me shtetasin arab, ata nuk i kthenin më por i braktisnin në zona të ndryshme të Greqisë.

Nga hetimet deri më tani, janë identifikuar 8 raste ku ata kanë marrë makina me qira. Në polici, shqiptarja ka pranuar përfshirjen e saj në trafikun e emigrantëve të paligjshëm. Ndërkohë shtetasi arab i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit