Imran Khan, ish-kryeministri i Pakistanit, është qëlluar në këmbë në atë që mbështetësit e tij thonë se ishte një atentat.
Të shtëna iu drejtuan sot një kolone që transportonte Khan, 70 vjeç, në Wazirabad, Pakistani lindor, raportuan disa kanale lokale të lajmeve. Deri në tetë persona u tha se u plagosën nga të shtënat me armë zjarri, duke përfshirë Khan, i cili është kryetar i partisë PTI dhe një ish-kapiten kriketi.
مارنے والے سے بچانے والا بڑا ہوتا ہے!
اللہ آپکی حفاظت فرمائے کپتان!
حوصلوں کی چٹان میرا کپتان#عمران_خان_ہماری_ریڈ_لائن_ہے pic.twitter.com/xo19bZZfFh— PTI Gujranwala (@PTIGRWOfficial) November 3, 2022
Personi i armatosur u raportua se ishte qëlluar për vdekje pas sulmit, në të cilin ai përdori një armë AK-47 ose të ngjashme gjysmë-automatike, sipas zyrtarëve të partisë.
“Imran Khan mori një plumb në këmbën e tij të djathtë dhe gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme. Ai është transferuar në spital në Lahore,” tha Fawad Chaudhry, udhëheqësi i PTI, për The Times.
Kanali i medias lokale Dawn News TV raportoi se Khan po dërgohej me urgjencë në një spital lokal. Një kontigjent i policisë së Punjabit u tha gjithashtu se po siguronte vendin. Megjithatë, nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm të detajeve, duke përfshirë atë se kush mund të kishte qëlluar.
Raoof Hasan, një ndihmës, tha se Khan u qëllua në këmbë. “Ai është në një gjendje të qëndrueshme,” i tha ai AFP. “Kjo ishte një tentativë për ta vrarë, për ta vrarë”.
Khan ka udhëhequr një marshim proteste në kryeqytetin Islamabad që nga e premtja për të kërkuar zgjedhje të parakohshme pasi ai u rrëzua nga detyra këtë vit me një votë mosbesimi ndaj qeverisë së tij.
Pamjet e transmetuara në disa kanale televizive treguan Khan duke u zhvendosur nga automjeti me të cilin po udhëtonte në një makinë tjetër me ndihmën e kalimtarëve. Koka e tij tregonte shenja gjaku dhe një fashë ishte e dukshme rreth këmbës së tij.
Që kur u hoq nga zyra në prill, Khan kishte galvanizuar mbështetjen e tij përmes mitingjeve të mëdha në të gjithë Pakistanin dhe ka fajësuar udhëheqjen ushtarake të vendit, si dhe Shtetet e Bashkuara, për rrëzimin e qeverisë së tij.
Kryeministri i ri, Shahbaz Sharif, dhe Shtetet e Bashkuara kanë mohuar pretendimet e Khan.