Ballkani e ka përmbyllur me humbje aventurën në Ligën e Konferencës. Skuadra nga Suhareka u mposht me rezultatin 1:0 ndaj Cluj në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 17-të të ndeshjes nga Boateng. Stivi Frashëri e priti penalltinë e Deac dy herë, pasi që u përsërit penalltia.
Më pas, Ballkani pati iniciativën, duke tentuar të shënonte golin e barazimit, por nuk e arriti dot. Kësisoj, Ballkani e mbyll grupin G në vendin e fundit me katër pikë të grumbulluara.
Sivasspor kualifikohet si i pari, kurse Cluj si i dyti, ndërsa Slavia Prague mbetet pa u kualifikuar./btvnews.al