E hënë, 25 Nëntor, 2024

Dekonspirohet edhe SHISH, hakerat nxjerrin listën me emra dhe adresat e emailit të rreth 600 punonjësve

Të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar janë publikuar dje nga hakerat iranianë.

Në listat e publikuara janë emrat, email-et dhe numrat e telefonit të rreth 600 punonjësve.

Ky nuk është rasti i parë që hakerat iranianë publikojnë të dhëna për shtetasit shqiptarë, pasi deri tani janë publikuar të dhëna në lidhje me pagën, targat e makinave dhe së fundmi edhe të dhëna në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe udhëtimet e tij jashtë vendit me avionë charter.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit