Qytetarët e Tiranës kanë reaguar për ngjarjen e rëndë që u zbulua dje në Kosovë, ku në një azil në Pejë u dhunua nga infermieret një e moshuar.
Qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej kanë vendosu fletushka me shprehje motivuese dhe përkrahëse ndaj të moshuarës.
“Të dua nënë”, “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës”, janë disa nga mesazhet e shkruara në shesh.
Ata janë shprehur të tronditur për ngjarjen që ndodhi në Kosovë dhe kanë dënuar dhunën e mjekeve ndaj një të moshuare të pambrojtur.
Ky marshim është organizuar në mediat sociale, ky organizatorët kanë thënë se protesta e heshtur bëhet për të sensibilizuar gjithë popullatën kundër dhunës./btvnews.al