E hënë, 25 Nëntor, 2024

Edhe sot mot me diell, mësoni sa do të shkojnë temperaturat maksimale

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë veriore.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe më tepër përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-3m/s ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 4-6m/s.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 4 deri 21°C, në zonat e ulëta 5 deri 24°C dhe në zonat bregdetare 10 deri 24°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit