E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Goditet banda e trafikimit të kokainës në Belgjikë, në pranga 4 shqiptarë

Policia belge ka arritur të godasë një grup kriminal që merren me trafikimin e drogave të forta. Sipas mediave vendase bëhet me dije se në pranga kanë rënë 4 shqiptarë.

Mësohet se shqiptarët janë zbuluar për shkak të një përplasje me armë zjarri të ndodhur në Janar të 2021. Në këtë përplasje me armë u përfshinë dy anëtarë shqiptarë të bandës.

Zbulimi i plotë i grupit erdhi më pas si pasojë e një hetimi të nisur një vit më parë ndaj disa shtetasve nga Guinea të cilët shisnin kokainë në rajonin e Namurit dhe kishin krijuar lidhje me shqiptarët që operonin në të njëjtën zonë.

Deri tani sipas hetuesve në Belgjikë bëhet me dije se pasuria e mbledhur nga shitja e kokainës së këtij grupi nga data 1 Dhjetor 2019 deri më 25 Mars 2021, kap shifrën e 876,000 eurove./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit