Miss Argjentina dhe Miss Puerto Rico kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Mariana Varela dhe Fabiola Valenti?n – të cilat konkurruan në Miss Grand International 2021 – njoftuan në mediat sociale se u martuan me njëra-tjetrën.
“Pasi vendosëm ta mbajmë lidhjen tonë private, tani hapim dyert për një ditë të veçantë”, -shkruan ato në spanjisht.
Ato ndanë një video-montazh të ëmbël, duke përfshirë një klip të tyre duke u përqafuar jashtë një gjykate në San Juan, Puerto Rico.
Mariana shihet e veshur me një mini fustan të bardhë me thekë me gurë për këtë rast, ndërsa gruaja e saj Fabiola ka veshur një xhaketë të bardhë me pantallona të zeza. Mbretëreshat e bukurisë gjithashtu mbanin të njëjtat veshje në një mbledhje familjare, teksa të dyja përqafohen ndërsa të afërmit e tyre qëndrojnë rreth tyre.