E hënë, 25 Nëntor, 2024

Rama për BBC i përgjigjet sekretares së brendshme britanike: Ushqen ksenofobinë! Mos na fajësoni për problemet tuaja

Sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braveman ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë kryeministri, Edi Rama ka folur për BBC, ndërsa është shprehur se në pamundësi për ta toleruar, termi ‘pushtim’ i përdorur nga sekretarja e brendshme britanike ishte ‘i çmendur’.

Rama e cilëson si sjellje që ushqen ksenofobi dhe se problemi nuk është i shqiptarëve që emigrojnë por i politikës së brendshme britanike, e cila është e dështuar.

Rama nuk ka ngurruar as të shtojë se ndihet i neveritur nga kjo politikë që është e ‘dënuar’ të dështojë.

“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. [Ajo] nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë,”- tha Rama.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit