E martë, 26 Nëntor, 2024

“Shqiptarët po rrezikojnë jetën të largohen me gomone”- Meta: E papranueshme që për 1 mijë banorë kemi 5 kërkesa për azil, më shumë se vendet në luftë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dënuar shpopullimin e vendit dhe listimin e Shqipërisë në vendet me numrin e azilkërkuesve më të lartë në botë.

Gjatë një konference për shtyp nga selia e PL-së, Meta tha se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria për 1 mijë banorë është 5, një shifër kjo që tejkalon dhe vendet në konflikt si Gjeorgjia dhe Siria.

Meta nënvizoi se e gjithë kjo vjen si pasojë e keqqeverisjes së qeverisë dhe kryeministrit Rama i cili duhet të largohet.

“Të pasigurt të pambrojtur të përjashtuar nga çdo ndihmë sociale qytetarët marrin gomonet dhe rrezikojnë jetën për të ikur në Britaninë e Madhe apo në Evropë.

Është e papranueshme që vendi ynë për 1 mijë banorë të lejë pas vendet që janë në konflikt apo luftë për sa i përket kërkesave për azil.

Për çdo 1 mijë banorë aplikojnë për azil 5 nga Shqipëria, nga Siria 2.5 nga Gjeorgjia 3.9. Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit situata është më keq. Gati 8 herë më pak se Kosova dhe 20 e ca herë nga Bosnja. Janë 137 udhëtimet me charterin luksoz që i kanë marrë mendjen Edi Ramës dhe i duket sikur e gjithë Shqipëria jeton në luksin e tij”, tha Meta.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit