E shtunë, 19 Prill, 2025

Vlorë: Punonjësi i OSHEE-së plagos me thikë kolegun, arrestohet nga policia

Një punonjës i OSHEE-së në Vlorë gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me thikë një koleg të tijin në lagjen ‘Uji i Ftohtë’.

Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.

Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit