Tetë diplomatë të lartë ndërkombëtarë pritet t’i japin dëshmitë e tyre pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Avokati i Thaçit tashmë i ka bërë publikë emrat e këtyre diplomatëve.
Gazeta Nacionale në Kosovë, ka publikuar emrat e këtyre diplomatëve që do të dëshmojnë së shpejti në Hagë.
Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, e ka dorëzuar në adresën e gjyqtarit listën me emra. Diplomatët që do të dëshmojnë pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë:
Steve Bennett – Drejtor i Departamentit të OSBE-së për Arsimim dhe Zhvillim të Policisë, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, 1999-2006.
Gjenerali Wesley Clark – Komandant suprem aleat i NATO-s në Evropë dhe komandant i përgjithshëm i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara nga viti 1997 deri në majin e vitit 2000.
Jock Covey – Zëvendës i Parë i Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) nga viti 1999 deri më 2001.
Michael Durkee – Këshilltar politik i komandantëve supremë aleatë të NATO-s në Evropë (SACEUR) Clark, 1998-1999.
Daan Everts – Shef i Zyrës së OSBE-së në Tiranë, Shqipëri dhe pastaj i Zyrës së OSBE-së në Prishtinë më 1999.
Bernard Kouchner – Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), korrik 1999 deri në janar të vitit 2001
William Walker – Shef i Misionit Verifikues të Kosovës të OSBE-së nga 17 tetori 1998 deri në mesin e qershorit 1999.
Ndërkohë që emri i një diplomati nuk është bërë ende publik./btvnews.al