E premte, 29 Nëntor, 2024

Duhet shumë kujdes! Mësoni çfarë po parashikon horoskopi për ju sot

DASHI- Çiftet në orët e ardhshme do të zgjidhin një problem të vogël, të lindur së fundmi. Marsi i favorshëm i lejon të rikuperojnë disa gjëra të mbetur pezull. Për sa i përket punës, projekte të reja duhet të thellohen edhe më tepër.

DEMI- Për beqarët vijnë dashuri të reja. Lajm i madh dhe i këndshëm. Për sa i përket punës, kontrolloni fuqinë dhe lidhjet e caktuara profesionale.
BINJAKËT- Nëse jeni në një lidhje prej disa ditësh do të ketë heshtje që nuk do mund t’i shpjegoni. Për sa i përket punës, në fund jeni gjithmonë ju që duhet të vini re disa mangësi nga të tretët…

GAFORRJA- Në dashuri mund të mos bëni bujë, prandaj ruani qetësinë. Për sa i përket punës, keni kaluar një problem. Prandaj, tani ju duhet patjetër të gjeni zgjidhje të reja.

LUANI- Në këtë periudhë është shumë e vështirë të komunikoni me partnerin, por vazhdo të përpiqesh. Mos u dorëzo. Për sa i përket punës, diskutime të mundshme me të lindurit e shenjave të Ujorit dhe Akrepit. Mundohuni të qëndroni të qetë…

VIRGJIRËSHA- Këta yje sugjerojnë një rikthim, por edhe takime të reja. Shtyjini për javën e ardhshme situata të rëndësishme në planin e punës.

PESHORJA- Do të jetoni dhe do të shijoni një përmirësim të dukshëm në marrëdhëniet romantike. Ata që kanë projekte të mëdha pune fillojnë të lëvizin ujërat.

AKREPI- Po rizbuloni optimizmin që kishit humbur kohët e fundit në dashuri. Shumë Akrepa do të ndryshojnë jetën, punën ose kursin e studimit.

SHIGJETARI- Gjatë orëve të ardhshme do të na duhet të kundërshtojmë një konfuzion të tepërt në dashuri. Për sa i përket punës, nuk jeni shumë të bindur për perspektivat e së ardhmes. Shikoni përreth, ndoshta keni edhe alternativa …

BRICJAPI- T’i japësh fund një lidhjeje ose ta vësh në provë do të thotë ta rimendosh brenda pak ditësh, prandaj prisni. Meditoni. Nëse keni ndërmend të ndryshoni vendin e punës, do të jetë më mirë të prisni edhe disa ditë. Me pak fjalë, ju jeni duke përjetuar një moment në të cilin do të ishte më mirë të vendosni gjithçka në gatishmëri.

UJORI- Një takim dashurie mund të shtyhet, por mos u shqetëso, do të vijnë kohë më të mira. Për sa i përket punës, ka një farë agjitacioni në ajër… Mundohuni të qëndroni të qetë.

PESHQIT- Do të duhet shumë kujdes, nëse historia juaj është në krizë ose në përfundim. Të premten, 4 nëntor – do të jetë një ditë e mirë për të përballuar provimet apo intervistat e punës. Guximi! Shko dhe merr atë që është e jotja!/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit