E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Bulqizë: Kanosi drejtorin e spitalit, arrestohet 31-vjeçari! (EMRI)

Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Bulqizë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Gelard Vargu, i cili ka kanosur me fjalë drejtorin e spitalit të Bulqizës, Hazis Jellën.

Autoritetet sqarojnë se konflikti mes tyre ka ndodhur për shkak të detyrës që mban Jella.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin H. J., 42 vjeç, me detyrë drejtor i spitalit të Bulqizës”, është ky njoftim i Policisë së Bulqizës./btvneës.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit