E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Kreu i KQZ tregon sa do kushtojnë zgjedhjet e 14 Majit: Parashikohet se do të shpenzohen 5.3 miliardë Lekë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjam Celibashi, ka zhvilluar këtë të premte një konferencë për mediat ka folur për zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023.

Në deklaratën e tij, Celibashi u shpreh se kostoja për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit pritet që të jetë 5.3 miliardë lekë.

Sipas tij 3 miliardë do të shkojnë për projektin e votimit elektronik në 6 bashki të tjetra, ndërsa pjesa tjetër për shpenzime të tjera.

5.3 miliardë lekë prej të cilave 3 miliard është kosto e llogaritur për projektin e votimit elektronik në 6 bashki të tjera. Në rast se ky projekt do të realizohet, do të ketë këtë kosto. Gjithë pjesa tjetër e diferencës përbën koston e gjithë aspekteve të tjera të procesit zgjedhor”, deklaroi kreu i KQZ./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit