E hënë, 25 Nëntor, 2024

Më në fund do të ketë shi, mësoni sa do të shkojnë temperaturat sot

Ditën e sotme priten reshje mesatare por lokalisht intensive në qarkun Shkodër. Në disa qarqe, priten reshje të dobëta por lokalisht mesatare në qarkun Kukës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave ato pritet të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në pjesën tjetër të qarqeve nuk priten reshje.

Për sa i përket temperaturave minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 13 në 23 °C, në vendet e ulëta nga 9 deri në 24 °C dhe në vendet malore nga 8 deri në 20 °C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit