Qendërmbrojtësi i Hofenhaim, Hubert Mbuji-Muamba është diagnostikuar me leuçemi. Lajmi u bë i ditur nga klubi gjerman përmes një postimi në Twitter.
Klubi njofton se ai është nisur për kurim në Francë dhe gjithashtu i uron “shumë forcë”.
“Ne jemi të gjithë me ju! Lojtari ynë U-23, Hubert Mbuji-Muamba mësoi disa ditë më parë se ai vuan nga leuçemia. Ai është në Francë për trajtim. Ju dëshirojmë shumë forcë, Hubert”.
19-vjeçari është stërvitur me PSG-në dhe u transferua në Gjermani në vitin 2021.