Deputeti i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu akuzon se firma që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës së Arbrit nuk po punon ashtu siç duhet dhe se forcat më të mëdha të punës i ka përqendruar në segementet e tjera që ka marrë për të ndërtuar në jug.
Deputeti Mziu shtoi se një pjesë e kësaj rruge duhej të ishte asfaltuar që në vitin 2014 siç është segmenti Ura e Vashës – Qaf Buall, por sipas tij është ndërprerë qëllimisht.
Tjetër problematikë sipas deputetit Mziu është edhe devijimi nga projekti fillestar e kjo sipas tij ka bërë që ky aks të mos i plotësojë kushtet për të qenë një rrugë nacionale.
Për dy segmente ai në Shkallën e Tujanit dhe ai Ura e Vashës – Qaf Buall është tenderuar ndërhyrje në skarpata, të cilat do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit afro 20 milion euro. /btvnews.al