E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Shkollat do t’i shfrytëzojmë për kurse”, Rama thirrje rinjve në Tropojë: Punoni me teknologji këtu dhe merrni paga të larta

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ndodhet në Tropojë ku po zhvillon takimet me qytetarët. Në një takim që ka patur me të rinjtë, Rama u ka bërë thirrje të rinjve që të qëndrojnë dhe të punojnë në vendin e tyre.

Kreu i qeverisë tha se është hapur një program ku bëhen kurse të certifikuara , ku në një periudhë kohë 3-6 muaj të marrin njohuritë e nevojshme të teknologjisë.

Ne duam të financojmë masivisht të rinjtë që i dedikohen teknologjisë. Është një gjuhë që i jep të rinjve mundësi të punësohet në çdo vend të botës.

Pra mund të tregosh aftësitë e tuaja në të gjitha kontinentet duke marrë paga më të larta se sa këtu. Shkollat do t’i shfrytëzojmë për të bërë pasdite kurse për arte, zeje dhe për teknologjinë”, u shpreh ndër të tjera Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit