Një ngjarje e papritur i ka ndodhur një gazetari në Kili, teksa ka qenë duke raportuar live. Gjatë një raportimi live për vjedhjen e një shtëpie gazetarit nga Kili Nicolas Krumm iu afrua një papagall dhe po i qëndronte mbi sup.
Ai shihet në video duke i bërë shenjë kameramanit të tij që të fokusohej te mysafiri i papritur. Por teksa ka qenë duke folur papagalli i mori kufjen nga veshi gazetarit dhe u largua prejt tij.
Krumm u përpoq ta rimerrte sërish kufjen, por nuk ia doli, sepse papagalli u zhduk. “Sapo më vodhi kufjen”, bërtiti gazetari i habitur.
Më vonë Nicolas zbuloi se kameramani i tij kishte arritur të gjente kufjen aty pranë gjatë një kërkimi/btvnews.al