Gentian Pjetri pas rrëfimit prekës ku tregoi vështirësitë gjatë viteve të fundit, është rikthyer sërish në ekranin shqiptar.
Sot ai i është bashkuar gazetarit Flavio Qarri në emisionin e mëngjesit, ku duket se do e shoërojë moderatorin në rubrikën “Calling Flavio”.
Një rikthim ky afërsisht si në profilin e tij të mëparshëm tek emisioni “Fiks Fare”. Prej shumë vitesh Gentian Pjetri ishte larguar nga ekrani.
Rreth dy javë më parë, në një intervsitë televizive ai erdhi me një rrëfim prekës për vështirësitë që ka kaluar gjatë këtyre viteve.
Pas publikimit në media të intervistës, rrëfimi i “Doktorit” solli një sërë reagimesh nga kolegë, artistë të njohur dhe gazetarë ku shprehën mbështetje dhe mirënjohjen për kontributin e tij në televizion.