Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë është ekstradohet sot nga Greqia drejt Shqipërisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
N️joftim i Interpol Tirana
Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët grekë është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Sajmir Brahimi, 37 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare. /btvnews.al