E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Koreja e Jugut, shpëtojnë mrekullisht pas 9 ditësh 2 minatorë të bllokuar në 190 metra thellësi

Dy minatorë koreanojugorë të bllokuar për më shumë se nëntë ditë në një minierë të shembur zinku, dolën fatmirësisht të gjallë pas një operacioni të mundimshëm shpëtimi, raportuan autoritetet.

Dy burrat u bllokuan rreth 190 metra thellë në një bosht vertikal të minierës, i cili u shemb më 26 tetor në Bonghwa, në lindje të vendit.
Pamjet mbresëlënëse të transmetuara nga kanalet televizive i tregojnë ata teksa dalin nga miniera të ndihmuar nga shpëtimtarët.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol e quajti kthimin e tyre “një mrekulli”, duke falënderuar shpëtimtarët.
Dy të mbijetuarit, respektivisht 56 ​​dhe 62 vjeç, janë në gjendje të qëndrueshme, thanë autoritetet, sipas të cilave dy burrat ia dolën duke ndezur një zjarr dhe duke ndërtuar një tendë plastike brenda një tuneli për të mbajtur veten të sigurt, të ngrohtë dhe duke pirë ujin që ra brenda në galeri.

/Ansa

Artikuj te ngjashem

Me te fundit