Zona e njohur si Qaf Murrize pikërisht aty ku ndan kufiri administrative mes Tiranës dhe Klosit vijon të jetë e ndotur. Për shkak se është një zonë piktoreske, në ditët e nxehta e kryesisht fundjavave, aty shkojnë për të kaluar ditën dhjetra qytetar, kryesisht të ardhur nga Tirana.
Por teksa shijojnë natyrën e bukur të zonës dhe pamjen e mrekullueshme, duke konsumuar produkte të marra me vete, ambalazhet lihen aty.Zona është e mbushur me plastmase, shishe plastike e shishe qelqi që janë lënë nga pushuesit ditor. Shumë prej pushuesve zgjedhin t’i hedhin brenda hapsirave me pëme në mënyrë që të mos duken, por ka edhe nga ata që i lënë në livadh. Për kalimtarët që përdorin bajpasin e Murrizit thonë se ky fenomen nuk është aspak gjest qytetar, madje është i shëmtuar. Sipas tyre, ata që vijnë për të pushuar, mbeturinat që krijojnë duhet t’i marrin me vete kur të kthehen në Tiranë apo qytete të tjerë e t’i hedhin në vendet e caktuara.
Kjo zonë po ndotet vazhdimisht që me hapjen e rrugës së Arbrit, ndërsa aty mungojnë kontejnerët apo tabelat ndërgjegjësuese për të mos ndotur mjedisin./btvnews.al