Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve.
Në një bashkëbisedim me pyetje-përgjigjje në rrjetin e tij social facebook, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës së 12 nëntorit pasi për të është e vetmja zgjidhje për zhvillimin, dhe kjo ndodh përmes votës së lirë.
Deklarata e kretarit të PD Sali Berisha
Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë.
Por sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primarëve në Shqipëri.
Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet.
Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka.
Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë.
Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tuaj dhe ju japin ju pushtet. /btvnews.al