Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Foggia, Itali pas rrëzimit të një helikopteri A109.
Bëhet me dije se helikopteri ishte me 7 persona në bord, dhe përpara se të mësohej se ishte rrëzuar, u raportua i zhdukur mëngjesin e sotëm.
Mediet italiane shkruajnë se asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar dhe mes viktimave janë edhe dy fëmijë.
Ndërkohë kanë dalë edhe emrat e personave që kanë humbur jetën, të cilët dyshohet të kenë qenë turistë sllovenë, 4 prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje.
Bostjan Rigler, 54 vjeç; Jon Rigler 44 vjeç; MatejaCurk Rigler, 44 vjeç; Liza Rigler, 13. Mes viktimave edhe Maurizio De Girolamo, 64 vjeç, një mjek që po kthehej në shtëpi pas turnit të tij në Tremiti, dhe pilotët Luigi Ippolito dhe Andrea Nardelli. Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët. Mbeturinat u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena.
Kontakti i fundit i helikopterit me radarët ka qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër.
Helikopteri, në shërbim në linjën Foggia-Vieste-Ishujt Tremiti, i përkiste kompanisë së transportit ajror Alidaunia.