Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Burime për mediat bëjnë me dije se Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.
Rushaj pritet që të zyrtarizojë këtë lëvizje ditën e martë, ku do të bëjë publikë dhe vendimin e tij për të hequr dorë nga mandati i deputetit në Tiranë.
Rushaj më herët ka qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PD, por para se Lulzim Basha të largohej nga drejtimi i partisë ai dha dorëheqjen nga ky post.
Më pas Rushaj është tërhequr dhe nga jeta publike, ku daljet e tij në media kanë qenë të pakta. Rushaj u zgjodh si deputet në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Qarkun e Tiranës ku arriti të marrë 2334 vota./btvneës.al