E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Alfred Rushaj pritet të dorëzojë mandatin si deputet, ja kush do zëvendësojë

Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, pritet që ditën e nesërme të zyrtarizojë heqjen dorë nga mandati si deputet i qarkut Tiranë.

Pasi KQZ të njihet zyrtarisht me këtë vendim të Rushajt do të nisin dhe procedurat për zëvendësimin e tij.

Lista e PD

Në bazë të listës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 Prillit të vitit 2021, në radhë për tu futur në Kuvend janë; Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj.

Duke ju referuar ligjit për zëvendësimin e një deputeti kur ai heq dorë nga mandati, në Kuvend duhet të futet emri vijues në listën shumë emërore. Kështu që në Kuvend pritet të shkojë Petrit Doda./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit