E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Berisha: Rama duhej të ishte në burg, por drejtësia është kthyer në një repart të shëmtuar të Rilindjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar pasditen e të hënës një takim me qytetarët në njësinë 9 në Tiranë.

Në fjalën e tij Berisha ka hedhur akuza kundër Ramës duke thënë se kreu i qeverisë tashme duhet të ishte në burg, por sipas tij në vend nuk ka drejtësi.

A tolerohet më shumë ky njeri? Jo nuk tolerohet. Ky po i shfaros shqiptarët, largohen dhe vetëm largohen. Ata thonë varfëria, por nga vjen varfëria. Pse nuk vinin shqiptarët kështu tek ju para 7-8 vitesh, çfarë ndodhi këto vite? Sepse para 7-8 vitesh e ndërtonin kilometrin e rrugës, autostradës me 2 mln dollarë, ndonjëherë dhe 1 mln. Para 7-8 vitesh, shkolla ndërtohej me 400-600-800 mijë, por kurrë me 3-4-5 milionë euro.

Sepse para 10 vitesh kryeministri udhëtonte me linja tregtare, qeveritarët udhëtonin me ekonomi klas, nuk ndodhte kurrë me avion, helikopter taksi. Pra janë të gjitha këto që po i largojnë shqiptarët.

Ky nuk bën zgjedhje. Ky na bën karshillëk çdo demokrati, tërmet do të bëjmë shprehej nga Peshkopia. Ndaj dhe ne duhet të përgatitemi ti japim atë që kërkon armiku, armiku është armik. Ju garantoj se përveç fuqisë tuaj, fuqisë së qytetarëve shqiptarë, gjë në botë që ta drejtojë atë nuk ka.

Ai me 1 të dhjetën e këtyre që ka bërë e ka vendin në burg, për të paktën 50 vite. Por nuk ka drejtësi këtu. Ai e ka asgjësuar drejtësinë. Drejtësia është një repart i shëmtuar i rilindjes së Edi Ramës.

Ç’është e vërteta kur dëgjon socialistë të thjeshtë të reagojnë, duhet të frenohesh, të shprehësh respekt për këta, sepse shumë e shumë prej tyre janë më afër me ju se sa me rilindësit e Edi Ramës. Kjo është bërë një bandë e korruptuar, pa asnjë interes kombëtar”, tha Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit