E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Çfarë ndodhi? Flor Mumajesi fshin 4 këngët e tij nga ‘Youtube’, këngëtari i prekur: Muzika ime ka vdekur!

Këngëtari i njohur Flor Mumajesi ka lajmëruar të gjithë fansat e tij se prej disa javësh ka fshirë nga ‘Youtube’ disa nga këngët e tij dhe se shumë shpejt do të fshihen edhe nga ‘Spotify’.

I prekur Flori shprehet se këngët e tij më të mira ‘Me fjalë të Vogla’, ‘Plas’, ‘Thjesht të du’ nuk po dëgjohen më nga njerëzit. Sakaq kantautori shtoi se muzika e tij ka ‘vdekur’ tashmë.

Në fund këngëtari u shpreh se është shumë mirë dhe se mund të bëj prap muzikë.

“Unë kam fshirë të gjitha këngët e para tre muajsh në kanalin tim zyrtar, 45 vepra, më erdhën nja 10 mesazhe ‘pse nuk e shikoj më këtë këngën’. Këngën “Me Fjalë të Vogla”, këngën “Plas”, këngën “Thjesht të Du”, ka tre javë që nuk janë në “YouTube” dhe s’do janë as në “Spotify”. Deri dje ishin, jo më kot e vura këngën mbrëmë, sepse këto kohë kam pasur atë aktivitetin që i zgjoja njerëzve memorien për të parë e për të vërtetuar a mungonte kënga “Me Fjalë të Vogla” për shembull që është pikë e dobët, “Plas”, “Thjesht të Dua.” Një nga këngët që mbahet mend Flori “Me Sy Mbyllur”. Gjithë këto ditë lexoja mesazhet “na ke munguar”, çfarë ka munguar, cila këngë. Sa lexoja “i pavdekshëm”, “muzika jote e pavdekshme”, në fakt ka vdekur por se keni ngushëlluar.

Sa merrja gëzim, ndjehesha dhe gri duke i dëshmuar vetes që “duhet ta shtysh vetë se ata s’kanë detyrim ta dëgjojnë këngën tënde përditë. As unë se kam detyrim këtë gjë. Nëse katër këngët më të mira të mijat nuk vihen re, unë çfarë detyrimi kam. Më duket se çdokush në vendin tim do ndjehej keq. Nuk i ngushëllojnë se për t’i kujtuar s’i kujtojnë. Jam shumë mirë, mund të bëj muzikë prapë, por është më mirë të shkosh në fund të detit dhe të marrësh vrull”./Panoramaplus

Artikuj te ngjashem

Me te fundit