Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama është ndalur përsëri tek debati për emigracionin, ku shumë shqiptarë udhëtojnë me gomone drejt Britanisë së Madhe.
Ai tha se ky është një trend historik, ndërsa fitoi që ‘mos të shajnë Shqipërinë në gjuhë të huaj’.
Deklarata e Kryeministrit Edi Rama
“Ne nuk kemi bërë asnjë dallim. Atyre që janë këtu, i kemi dhënë bonus. Atyre që janë në emigracion, ju kemi ndërtuar shtëpinë. Me herët se sa vonë, shumëkush prej tyre do të kthehen këtu. Ky është trend historik. E kanë kaluar vendet e tjera para nesh Ne na ka qëlluar ta kalojmë të fundit. Se të fundit kemi dalë nga ferri i komunizmit. Mos ta shajmë Shqipërinë në gjuhë të huaj.”, tha Rama.