E premte, 22 Nëntor, 2024

EMRI – Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar këtë të hënë shqiptarin e shumë kërkuar. Mësohet në pranga ka rënë Dragan Hasanaj, i cili kërkohej nga autoritetet në Gjermani për vjedhje.

Për arrestimin e shqiptarit janë zhvilluar hetime të shumta dhe kapja e tij është bërë e mundur në Raguzë dhe tashmë ndodhet në pranga.

Nga hetimet e detajuara është bërë e mundur konstatimi i faktit se personi kishte banim në zonën e Raguzës. Hasanaj në momentin e kapjes nuk ka bërë rezistencë, duke u vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit.

I riu shqiptar kishte kryer vjedhje banesash në Gjermani së bashku me trupa të tjera dhe pas përfundimit të veprimtarisë hetimore, autoritetet gjermane lëshuan një urdhër arresti europian, për rrjedhojë ai ishte në kërkim ndërkombëtar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit