Në prangat e policisë ka rënë sot në qytetin e Vlorës një 38-vjeçar.
Gjatë shoqërimit nga efektivi i policisë 38-vjeçari ka goditur dhe ka dëmtuar punonjësin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë shoqërimit për veprime të mëtejshme procedurale, në lidhje me një masë administrative për shkelje të Kodit Rrugor, ka goditur dhe ka dëmtuar punonjësin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al